Në vendin dhe momentin e gabuar, 27-vjeçarja vritet në sy të bashkëshortit

Posta

Në vendin dhe momentin e gabuar, 27-vjeçarja vritet në sy të bashkëshortit

11:08 11/07/2018

Një e re amerikane u qëllua për vdekje në Mexico City, ku ndodhej sëbashku me bashkëshortin e saj për të festuar përvjetorin e parë të martesës.

27-vjeçarja Tatiana Mirutenko po dilte nga një restorant kur vra në sy të bashkëshortit dhe miqve të tyre. Zyrtarët meksikanë thanë se autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohen të jenë të paktën dy persona që lëviznin me motor.

Ata dyshohet se objektiv të atentatit të tyre kishin një roje sigurie që ndodhej aty pranë, por aksidentalisht plumbat kapën Mirutenkon.

Sipas CNN, 27-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj James Hoover ndodheshin në një restorant në lagjen Chapultepec të kryeqytetit meksikan sëbashku me dy miq të tyre.

Në një intervistë për ABC, babai i saj tha:

"Një vit më parë po zgjidhnim lulet për dasmën... sot po shohim për lulet e varrimit. Do jepja jetën vetëm që të shkoja prapa në kohë".

Mirutenko dhe bashkëshorti i saj jetonin në San Francisco.

Vdekja e Mirutenko u konfirmua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një deklaratë të publikuar gjatë muajit Mars, DASH u bënte thirrje amerikanëve që udhëtonin drejt Meksikës që të bënin kujdes "

për shkak të krimit

" në këtë vend.

Në deklaratë paralajmërohej gjithashtu që të mos udhëtohej drejt 5 shteteve meksikane, të konsideruar si më të rrezikshmit.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi