Policia dha informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të premte në Vlorë, ku një 34-vjeçare u hodh nga kati i 5-të i një pallati bashkë me fëmijën 1 vjeç, duke gjetur të dy vdekjen.

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.

Ndërkohë burime për Klan News bëjnë të ditur se gruaja është identifikuar si Pamela Mërtiri. Ajo mësohet se nuk ishte banore në këtë lagje dhe kishte shkuar tek pallati në fjalë për të ndërmarrë aktin e rëndë. /tvklan.al