Fozia Hanif, 29 vjeç nga Anglia, ndërroi jetë vetëm disa ditë pasi solli në jetë djalin e saj.

Hanif ishte infektuar nga virusi dhe vdiq para se të shijonte kohën e bukur me vogëlushin e saj, Ayaan.

Kushëriri i Fozia-s, Zilley Khan u shpreh se foshnja është e shëndetshme dhe ka lënë spitalin për të shkuar në shtëpi.

Kushërira ime vdiq një muaj më parë në moshën 29 vjeç me COVID. Vogëlushi Ayaan ka dalë nga spitali dhe është kthyer në shtëpi sot. Në të vërtetë ky lajm na ka bërë të harrojmë trishtimin tonë dhe përmes tij, ne do të kujtojmë kushërirën tonë të bukur Fozia”.

Fozia luftoi me virusin për rreth një muaj në spital dhe në një intervistë për “ITV News”, bashkëshorti i saj, Wajid Ali u shpreh, se ajo ishte shumë e fortë dhe shpresonte se do të kthehej me fëmijën e tyre në shtëpi.

Më tej, ai tregoi se vitin e kaluar kishin humbur një vajzë. “Ne humbëm një vajzë vitin e kaluar. Tani ato janë bashkë”, shprehet Wajid.

Nëna vdiq në 8 Prill, tre javë pas testimit pozitiv me virus dhe gjashtë ditë pasi lindi Ayaan./tvklan.al