Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik në Karavasta



Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik në Karavasta

15:40 31/07/2020

Rama: Investimi 100 mln euro, thyerje e akullit me investitorët francezë

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Parkut Fotovoltanik të Karavastasë, një investim ky 100 milionë eurosh i kompanisë “Voltalia.”

Projekti që pritet të nisë në muajin Shtator është cilësuar nga Kryeministri Rama një lajm i mirë për ekonominë dhe imazhin e vendit, si dhe thyerje e akullit me investitorët francezë.

“Me firmosjen e marrëveshjes së sotme, në Shqipëri do të fillojë nga puna një emër i madh dhe ‘Voltalia’ do të na ndihmojë jo vetëm që të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe që të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria ende njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë”.

Për Ministren Balluku investimi krahas gjenerimit të të ardhurave në ekonomi do të ndiqet edhe në ankande të tjera ndërkombëtare.

Ne kemi ngritur një proces model ,i cili padyshim do të ndiqet edhe në ankandet e tjera ndërkombëtare, qofshin këto për energjinë, infrastrukturën apo për çdo lloj zhvillimi tjetër ekonomik që do duhet të ketë në vendin tonë.”

Ndërsa për drejtuesin e Voltalias, ky projekt cilësohet si një ndër më të rëndësishmit për nga madhësia e tij në vendin tonë.

“Ky projekt që po ngremë është një nga më të mëdhenjtë dhe është 140 megavat. Më i madhi në Ballkanin Perëndimor, i dyti më i madhi edhe në Francë, madje është më i madh se ai që kemi ngritur në Itali”.

20 kompani ndërkombëtare shfaqën në muajin Shkurt interes për të ndërtuar parkun në Karavasta që do të prodhojë energji diellore. 198 hektarë tokë do të jetë në dispozicion të paneleve diellorë nga kompania “Voltalia.”

Tv Klan






Të ngjashme