Neuronet janë armiq të rutinës. Mënyra se si procesojnë informacionet ndryshon çdo herë, pasi përshtaten gjithnjë me kompleksitetin, duke bërë kështu që mos të punojnë asnjëherë njësoj.

Ky studim i Universitetit Federal Politeknik të Lozanës dhe i publikuar në revistën shkencore Cell Reports do të ndihmojë në thellimin e mëtejshëm të njohurive mbi funksionimin e trurit të njeriut. Gjithashtu do të jetë një ndihmë e madhe për krijimin e algoritmeve të përshtatshme për inteligjencën artificiale.

Është zbuluar se intensiteti i impulseve të transmetuara dhe numri i neuroneve që duhet të shqyrtojnë informacionin ndryshojnë çdo herë, në bazë të sinjalit mbërritës.

Pra neuronet përshtaten dhe koordinohen sipas rastit, duke punuar gjithnjë bashkë në mënyrë dinamike. Gjithashtu, çdo neuron mund të kryejë detyra të ndryshme në rrethana të ndryshme, duke ndarë detyrat në mënyrë shumë efikase, sikurse bëjnë edhe superkompjuterat.

Klan Plus