Plot 58 objekte me vlerë 19 milionë Dollarë

Prokuroria e  Manhatan në Neë York bëri me dije se  58 objekte te antikitetit  të vjedhura me vlerë rreth 19 milionë Dollarë, do të kthehen në Itali.

Mes objekteve përfshihet  “Koka e Mermerit të Athinës”, me vlerë rreth 3 milionë Dollarë. Ashtu si disa nga artikujt e tjerë, ai ishte ekspozuar në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Gjithashtu midis artikujve të tjerë përfshihen një gotë pijesh, “Kylix  të bardhë” dhe “Bustin prej bronzi të një njeriu”, përveç vazove të tjera, pjatave dhe enëve të tjera të kuzhinës.

I pranishëm në ceremoninë e riatdhesimit ishte gjenerali i policisë italiane, Roberto Riccardi. Antikitetet janë “pjesë e së kaluarës sonë, paraardhësve tanë. Dhe i përkasin komunitetit. Ata do të kthehen në komunitetin të cilit i përkasin dhe te brezat e ardhshëm,” tha ai gjatë ceremonisë.

Këto sende të veçanta ishin të lidhura me grabitës të dënuar, përfshirë Giacomo Medici dhe Giovanni Franco Becchina. Dhe sipas zyrës së Manhattan DA, trafikantët përdorën vendasit për të bastisur vende të pambrojtura në Itali. Për prokurorin e Manhatan, Bogdanos, sukseset e fundit lidhen pas një bashkëpunimi të ngushtë me palën italiane.

Klan News