Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Po gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht shtetasi B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer,  duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Këta dy persona janë gjobitur me nga 20 milionë lekë, ndërsa janë bllokuar edhe eskavatorët që shërbenin për gërryerjen e shtratit të lumit.

“Nga ana e IKMT-së, të dy këta shtetas janë gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili”, thotë policia ndërsa paralajmëron se do të  vijojnë kontrollet. /tvklan.al