Hotelet shënojnë rritje të akomodimeve

Në një moment të vështirë për shkak të pandemisë, ku organizimet masive ndalohen, Durrësit nuk i kanë munguar festimet individuale. Naser dhe Valbona Jashari nga Mitrovica e Kosovës për herë të pare kanë zgjedhur një nga hotelet e qytetin bregdetar për të kaluar festat e nëntorit.

Ata thonë se situata e pandemisë dhe frika për të frekuentuar ambiente të përbashkëta, nuk u ka frenuar dëshirën për të festuar.

Për festat  e nëntorit akomodimet në hotelet e Durrësit, kryesisht nga shtetasit kosovar janë shtuar.

Operatorët turistike thonë se për festimet e planifikuara brenda ambienteve të hoteleve po zbatohet protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë, duke shmangur grumbullimet.

Tv Klan