Nga vapa ekstreme në përmbytje masive

Nga vapa ekstreme në përmbytje masive

14:00 02/07/2019

Pas vapës ekstreme, India është pushtuar nga përmbytjet. Përgjatë dy ditëve, shirat e furishëm kanë lënë të vdekur 15 persona në Mumbai. Përmbytjet kanë shkaktuar dëmtim të shumë shtëpive dhe rrugëve. Pamjet tregojnë sesi shirat kanë mbuluar aeoroportin e Mumbait duke shkaktuar kaos.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë këshilluar njerëzit që të rrinë në ambjente të mbyllura deri në përmirësim të situatës.

Ndërkaq transporti hekurudhor , rrugor dhe ai ajror është ndërprerë.  Sipas zyrtarëve të Departamentit të Motit, këto janë përmbytjet më të mëdha në Mumbai në dekadën e fundit. Pritet që shirat të zgjasin edhe gjatë ditëve në vijim.

Klan Plus
LAJMET
Të ngjashme
UKT