Nis digjitalizimi i veprës së Kadaresë

Nis digjitalizimi i veprës së Kadaresë

16:05 08/08/2019

Interes nga të huajt për shtëpinë muze në Tiranë

Ismail Kadare do të jetë shkrimtari i parë shqiptar, krijimtaria e të cilit do të digjitalizohet. Procesi është marrë përsipër nga drejtuesit e muzeut më ti ri vendor në kryeqytet, “Shtëpia Studio Kadare”. Projekti është në nisje dhe do të shkojë përtej krijimtarisë artistike të shkrimtarit.

Arsyet që çuan në digjitalizimin vjen edhe si kërkesë e kohës dhe interesit të vizitorëve për ta lexuar Ismail Kadarenë jo vetëm përmes librit. Interes që reflektohet edhe në numrin e madh të vizitorëve në pak kohë që shtëpia muze është hapur e që ende nuk është bërë pjesë e gjithë udhërrëfyesve për turistët.

Si vendasit dhe të huajt ndajnë të njëjtin kuriozitet kur gjenden në apartamentin që dikur jetonte Ismail Kadare.

Vizita është një përjetim i dyfishtë. Përveç se sheh mjedisin ku Ismail Kadare shkruajti disa nga veprat e tij, objektet dhe materialet filmike të Tiranës para 1990, të kthejnë në kohë, në kujtime të bukura apo të hidhura.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT