Proçesi gjyqësor ndaj celulës xhihadiste belge të neutralizuar në Janar të këtij viti në lagjen Verviers, nisi ditën e sotme në Bruksel.

7 persona dolën para gjykatësit me akuzën e bashkëpunimit grupet terroriste që shkaktuan sulmet në Paris dhe Bruksel. Pallati i drejtësisë në Bruksel ku po mbahet seanca gjyqësore ruhet në masa të jashtëzakonshme sigurie, në një kohë kur është ende e pranishme tronditja nga sulmi terrorist në kryeqytetin belg, që shkaktoi 32 viktima.

Në total janë 16 persona që dyshohet se janë pjesëtarë të kësaj celule xhihadiste, 9 prej tyre janë ende në arrati.

Sipas prokurorëve belgë, njësia terroriste e Verviers, drejtohej nga Abdelhamid Abaud, i cilësuar si truri i masakrës së Parisit më 13 nëntor të vitit të kaluar, i vrarë 5 ditë më vonë në një operacion të forcave franceze në Saint Denis.

Gjatë operacionit anti-terrorist në Verviers në muajin Janar, pati shkëmbim zjarri mes policisë dhe terroristëve, ku dy persona mbetën të vrarë.

Viktimat dyshohet se kishin udhëtuar në Siri për të luftuar përkrah ISIS.

Tv Klan