Me synimin për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rreziqet nga mashtrimet online, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nisën këtë të hënë Javës e Parasë.

Epoka digjitale i përball të rinjtë me këshilla, reklama dhe informacione për investime që burojnë nga rrjetet sociale apo miqtë, por është thelbësore të kuptohet se pjesëmarrja në tregun financiar, qoftë edhe për transaksione në dukje të thjeshta ka implikime më të gjera ekonomike. Viti 2023 shohim se transaksionet elektronike rreth 48 milionë me rritje 24% me 2022. Të dhënat e përfshirjes financiare si pasojë e edukimit financiar janë më të mira rreth 70% e popullatës punon me banka. Synojmë përfshirjen më shumë por dhe të rritjes së produkteve bankare”.

Kryetari i Shoqatës së Bankave, Bledar Shella, u shpreh se njohuritë financiare të popullatës janë në rritje, por ende ka punë për t’u bërë për t’u përafruar standardeve të BE. Ky është viti i 10 që Banka e Shqipërisë organizon “Javën e Parasë”, dedikuar edukimit financiar. Deri në 2023 rreth 70% e popullatës i kryente shërbimet nëpërmjet bankave duke rritur përdorimin e tyre.

Tv Klan