Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Tiranës në bashkëpunim me Ansamblin “Shota” nga Kosova, çelën të dielën me një koncert të përbashkët muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky aktivitet i kthyer në traditë gëzon mbështetjen e vetë kryeministri të vendit të zotit Sali Berisha si dhe kujdesin e ministrive të Kulturës të dy vendeve.

Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, zbritën këngët dhe vallet më të spikatura të trevave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, ndër to ishin “Vallëzimi i shqipeve”, “E lashta Çamëri”, valle me motive të Drenicës, si dhe “Ninulla e tokës së Martirëve”.

Ylli Pango: “Kemi parashikuar që të jetë një festë gjithëvjetore. Nesër është në Prishtinë prapë koncerti i madh ka aktivitete në Prizren, ka në Gjakovë, do të ketë prapë këtu, do të ketë ekspozita, do të ketë aktivitete. Mendoj që ishte ajo që e prisnim prej kohësh, që kishim planifikuar që vjet por që duhet të vinte pavarësia e Kosovës”.

Sot dhe nesër në mbrëmje do të vijohet me shfaqje të filmave të pjesëve teatrore me temë historike./tvklan.al

Gazetare: Anila Çuli

Operator: Metlin Kepi