Nis seanca e radhës për ligjin e teatrit, GjK i tërheq vëmendjen palëve




Nis seanca e radhës për ligjin e teatrit, GjK i tërheq vëmendjen palëve

10:42 15/06/2021

Në Gjykatën Kushtetuese është duke u zhvilluar këtë të martë seanca e radhës për ligjin për teatrin. Në këtë seancë pritej që qeveria të sillte dokumentet e kërkuara nga presidenca. Por ato nuk janë dërguar në afat dhe po ashtu presidencës i janë përcjellë jashtë fatit.

Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve për mosrespektimin e afateve. Ndërkohë përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj ka deklaruar se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës.

“Rezulton se nuk janë administruar provat e kërkuara nga ana jonë”, mësohet të jetë shprehur ai.

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një padi në GjK ku kërkon shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës si dhe shfuqizimin e procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar./tvklan.al





Të ngjashme