Ka nisur sot sezonin e ri emisioni “Rudina” në Televizionin Klan.

Në premierën e programit të saj, Rudina Magjistari kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të nisur sezonin. Në ambientin e jashtëm të Televizionit Klan, mes luleve shumëngjyrëshe që kishin formuar numri 10-të, moderatorja zbuloi edhe ristë e sezonit të 10-të.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Magjistari rrëfeu se këtë sezon do të jetë pranë publikut 6 ditë të javës, nga e hëna në të shtunë, në orën 17:00.

“Sapo kemi hyrë në sezonin e 10-të në të cilin do të vazhdojmë të jemi sëbashku çdo ditë. Këtë vit do të vijmë me një risi, pasi do të jemi bashkë 6 ditë të javës, nga e hëna në të shtunë në orën 17:00 në ekranin e Televizionit kombëtar Klan”, tha Magjistari./tvklan.al