Të tjerë emigrantë kanë tentuar të shkelin tokën shqiptare. Policia Kufitare në Gjirokastër ka ndaluar 6 emigrantë nga Afganistani. Kanë qenë kamerat termike ato që kanë zbuluar në vendin e quajtur “Liqenet e Peshkëpisë” disa persona, që kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë.

Emigrantët nga Afganistani po i shoqëronin dy shqiptarë, të cilët janë arrestuar. Në pranga kanë përfunduar Florjan Latifaj , 25 vjeç dhe Veli Bejaj , 24 vjeç, të dy nga Vlora.

Nga hetimet ka rezultuar se ata i kishte dërguar 31-vjeçari Marsel Ajdini për të marrë emigrantët në tokën e për t’i sjellë në tokën shqiptare kundrejt një pagese prej 100 euro për person. Më pas 31-vjeçari do të bënte transportimin tyre në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës 2500 euro për person. /

tvklan.al