Në Korçë 400 injektime për personat nën 90 vjeç

Vaksinimi masiv i moshës së tretë me Sinovac, ka nisur në mbarë vendin. Në Korçë, autoritetet e Shëndetit Publik kanë planifikuar që ditën e parë të vaksinohen 400 të moshuar .

“Ka vazhduar plani i shpërndarjes në të gjitha qendrat shëndetësore në Korçë, për të pasur një shtrirje dhe vaksinim sa më të gjerë edhe në skajin më të largët të njësisë sonë,” tha drejtori i Shëndetit Publik Mikel Llogori.

Të moshuarit e kanë mirëpritur vaksinimin, duke e konsideruar mënyrën e vetme për tu mbrojtur nga Covid 19.

“E mora njoftimin nga doktoresha e lagjes. Thanë vaksinë kineze, janë të mira ato.”

“Nuk kishim frikë, nuk e ndjemë fare gjilpërën.”

Edhe në Fier ka nisur injektimi i vakinës kinez për moshat nën 90 vjeç.

Qytetarët shprehen optimist.

“Duhet ta bëjnë të gjithë se është e domosdoshme për të mbrojtur njëri tjetrin. Mbroj veten, familjen dhe të tjerët.”

“Them ta bëjnë pa hezitim vaksinën, është në shërbim të tyre, fëmijëve dhe familjes.”

Vaksinimi i moshës së tretë do të vijojë në mbarë vendin sipas një plani të hartuar nga mjekët e familjes.

Klan News