Kompania e prodhimit të makinave, Nissan, ka paralajmëruar disa ndryshime tek modelet e reja që do hidhen në treg në vitet në vijim. Kompania japoneze ka deklaruar se brenda vitit 2030 modelet e reja të makinave do të jenë elektrike për të çuar në zero ndotjen nga karboni.

Nissan planifikon e të mbulojë tregjet në Japoni, Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë ka bërë me dije se për automjetet elektrike dhe do të zhvillojë më tej teknologjinë e saj hibride e-POËER për të arritur efikasitet më të madh të energjisë.

Ne jemi të vendosur të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie neutrale ndaj karbonit dhe përshpejtimin e përpjekjeve globale kundër ndryshimit të klimës,” tha shefi Ekzekutiv i Nissan, Makoto Uchida.

Planet e Nissan vijnë ndërsa prodhuesit e automjeteve globale nuk po prodhojnë më automjete me naftë, por vetëm modele elektrike dhe hibride.

Japonia synon që të ndalojë shitjet e automjeteve të reja me benzinë ​​nga mesi i viteve 2030, duke lejuar vetëm shitjen e makinave me elektricitet.

Sipas të dhënave Japonia synon që deri në vitin 2050 të mos ketë asnjë ndotje nga karboni./tvklan.al