Lojtarja e ping pongut kualifikohet në Tokio 2020

Një 11-vjeçare siriane është kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020 në disiplinën e ping pongut. Hend Zaza quhet vajza, e cila renditet e 155-a në klasifikimin botëror dhe që konsiderohet një talent me të ardhme në këtë sport.

Zaza e siguroi pjesëmarrjen në evenimentin e rëndësishëm duke mundur libanezen Mariana Sahakian në turneun kualifikues të mbajtur në Jordani. Diferenca e moshës mes dy sportisteve është 31 vite.

Hend Zaza është një nga sportistet më të reja në historinë e lojërave olimpike moderne. 11-vjeçarja nga Siria do të nisë përfaqësimin në Tokio 2020 më 25 korrik, duke shpresuar që të mbërrijë në finalen e 30 Korrikut. Siria ka kualifikuar deri më tani në olimpiadë 2 sportistë.

Tv Klan