Veliaj: Me rëndësi për të ardhmen e të rinjve

Veç Agjencisë së Rinisë, Bashkia e Tiranës do të krijojë së shpejti edhe Agjencinë e Sportit. Lajmin e bëri të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga mjediset sportive të shkollës “Dora D’Istria”, ku u zhvillua kampionati i basketbollit mes shkollave 9-vjeçare të Njësisë 10.

Së shpejti në Bashkinë e Tiranës do të themelojmë edhe një agjenci të sporteve, për aktivitete që deri tani i kemi bërë në mënyrë sporadike. Tani duam t’i bëjmë në mënyrë më të organizuar, duke pasur një agjenci ekskluzive vetëm për sportin, sidomos për sportin në komunitet. Nëse merremi më shumë me sport jo vetëm do të jemi më të shëndetshëm, por do të kemi edhe pak më shumë paqe me njëri-tjetrin”.

Veliaj e vuri theksin tek edukimi i një shoqërie me vlera.

“Tërmeti na mësoi se nuk ka rëndësi sa u trembëm, ai i frikëson të gjithë, por se disa gjëra në këtë botë dëmtohen, një makinë aksidentohet, një pallat prishet, një shtëpi shembet, pra gjërat materiale mund të dëmtohet, por vetëm ajo që kemi në kokë, dijet tona, vlerat tona, nuk ka njeri që na i merr”.

Shtimit i terreneve sportive dhe palestrave të shkollave ka pasur një vëmendje të veçantë nga Bashkia e Tiranës, si një formë për tu përdorur edhe pasdite nga komuniteti i zonës.

Tv Klan