Usman Khan synon të rikthejë buzëqeshjen tek njerëzit në kohë pandemie

Në një qytet në pjesën veriore të Pakistanit një burrë me kapele me hark dhe që mban një shkop të zi endet nëpër trafik duke shmangur motorët dhe autobusët në një skenë që të kujton një film pa zë si në vitet 1920.

Usman Khan 28 vjeç, shiste lodra për fëmijë në një stendë buzë rrugës, por gjatë pandemisë COVID-19 u shndërrua në Charlie Chaplin.

Khan përdor kostumin e njohur të personazhit “The Tramp” të Chaplin. Ai del në rrugë, shpesh i shoqëruar nga miqtë që e filmojnë, duke shpresuar të sjellin një gëzim në kohëra të zymta.

Chaplin viziton edhe një palestër ku ndërpret një ndeshje ping-pongu për të tërhequr vëmendjen e njerëzve me skeçet e tij.

Por Usman nuk mendon vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët duke performuar e bërë shaka me ata në disa lagje të varfra. Në vetëm dy muaj, ai ka fituar më shumë se 800,000 ndjekës në platformën e mediave sociale Tik Tok.

Khan shpreson që producentët e filmave dhe televizioneve t’i kthejnë sytë nga ai që të fitojë të ardhura. Sipas Usman nëse arrin që të bëhet i famshëm fitimet do t’i ndajë me të varfrit.

Klan News