Fansat: Regjisori i filmit “Wild Mountain Thyme” të kërkojë falje

Pas serialit të famshëm “Emily in Paris”, i cili u kritikua për mënyrën sesi trajtoheshin francezët, një tjetër film është vendosur në qendër të kritikave. Trajleri  “Wild Mountain Thyme” (Trumza e egër e malit) nuk është pritur mirë për shkak të theksit dhe mënyrës sesi trajtohen irlandezët në film.

Filmi, i vendosur në Irlandën rurale, ka si protagonist kryesorë aktoren britanike Emily Blunt, Jamie Dornan të Irlandës së Veriut dhe yllin amerikan Christopher Walken.

Jamie Dornan, i cili është nga County Down, është përshkruar si një burrë irlandez që imiton një amerikan i cili jeton në fermë. Xhirimet janë bërë në County Mayo. Historia bën fjalë për një çift të dashuruarish të cilët ngatërrohen në mosmarrëveshjen e familjes së tyre për tokën.

Kritikët janë shprehur se “Wild Mountain Thyme” nuk është fyes, por në të duhet që të ndërhyhet në disa raste lidhur me stereotipet kombëtare. Kjo komedi romantike e cila përmban edhe dramë brenda është shkruar nga dramaturgu irlandez-amerikan John Patrick Shanley.

Disa njerëz kanë komentuar në rrjete sociale ku shprehen regjisori ka shkelur kulturën e irlandezëve, ndërsa disa të tjerë shkruajnë se aktorët duhet të kërkojnë falje për mënyrën e interpretimit. Wild Mountain Thyme pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara në 11 Dhjetor.

Klan Plus