Moti i keq gjatë natës dhe orëve të mëngjesit nuk ka sjellë vetëm përmbytje në disa qytete të vendit, por edhe rrëshqitje të gurëve, duke dëmtuar edhe një person në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për një 51-vjeçar, punëtor i firmës që po kryen punime në kantierin e ndërtimit të By Pass-it të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”.

51-vjeçari sipas policisë ndodhej në automjet, kur mbeti i plagosur lehtë në këmbë, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve. Ai u dërgua në spital, ku dhe ndodhet pa probleme për jetën./tvklan.al