Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë, i cili ishte përqendruar të zbulonte Belshin turistik që nga liqenet, tek ekoparku e deri tek kulinaria, Fevziu ka zhvilluar një intervistë edhe me dy intelektualët, Lili dhe Fatmir Manushi të cilët janë larguar nga Tirana për të ndërtuar bujtinën “Dumrea Rubin” në Dumre.

Lili dhe Fatmir Manushi janë vendosur në Dumre, fshat i cili ishte vendlindja e babait të Lilit, ku kanë blerë një tokë dhe e kanë kthyer në një agroturizëm shumë interesant.

E gjithë intervista shoqërohet edhe me gatimet e ndryshme të zonës të cilat kanë tërhequr vëmendjen e gazetarit Blendi Fevziu, i cili ka shijuar disa prej tyre. Të gatuara nga duart e zonjës Lili, Fevziu ka provuar disa llojë reçelesh ku më pas ka provuar edhe një copë byreku. Në fund të intervistës nuk ka munguar edhe një shishe vere./tvklan.al