Policia e Elbasanit ka sqaruar ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes ku një pasagjere e një autobusi humbi jetën. Mësohet se viktima, një 47-vjeçare me iniciale M. K. është rrëzuar nga mjeti. Shkak janë bërë manovrat e rrezikshme të kryera nga shoferi i autobusit, një 49-vjeçar me iniciale D.P. Ai është arrestuar nga policia

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Tregan të Elbasanit. Mësohet se fillimisht viktima pësoi plagë të rënda dhe u dërgua në spital, ku më pas ndërroi jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në autobus në momentin e ngjarjes tragjike ka pasur edhe pasagjerë të tjerë./tvklan.al