Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate po konsideron mundësinë që të përfshijë në listën e Euro 2024 një portier të kategorisë së dytë. Carl Rushworth është 22-vjeçari i cili aktivizohet me Swansea dhe po kalon një formë të mirë sipas gazetës “Mirror”.

Për më tepër, te kjo skuadër, trajner i portierëve është Martyn Margetson, i cili është edhe pjesë e stafit teknik të anglezëve. Rushworth deri më tani është aktivizuar vetëm me përfaqësueset e moshave.

Tek Anglia ka probleme me portierët, të cilët kanë pak minuta apo janë të lënduar. Natyrisht titullar është Jordan Pickford, por dyshime ka te zëvendësuesit. Aaron Ramsdale ka humbur vendin e titullarit tek Arsenal. Nick Pope i Newcastle është i dëmtuar prej Dhjetorit.

James Trafford i Burnley nuk luan rregullisht. Vendimi mbetet i Gareth Southgate, i cili nuk ka arritur të marrë asnjë trofe prej vitit 2016 ku është emëruar në krye të Anglisë. Euro 2024 do edhe 2 muaj që të nisë, një turne që do ta ndiqni ekskluzivisht në TV Klan.

Tv Klan