Nëse mendoni se keni vështirësi me fëmijët, ushqimin e tyre, larjen e pjatave dhe veshjeve, mendohuni edhe njëherë. Këto familje janë familjet me më shumë anëtarë në botë ku shpenzimet dhe punët e përditshme janë të shumëfishuara.

Chanas

Nëse darka është e rrëmujshme, përfytyroni për kaosin në këtë familje kur është e uritur. Kryefjamilari i saj, Ziona Chana, ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare duke lënë pas një klan me 181 anëtarë. Martesat e tij të shumta, 39 gra saktësisht, i sollën 94 fëmijë, 14 nuse dhe 33 nipër. Punët e përditshme në këtë familje gjigande menaxhohen me precizion dhe dorë të hekurt nga gruaja e tij e parë, e cila respektohet nga të gjithë. Gjithashtu, kishte një sistem rotacioni për në dhomën e gjumit me Ziona-n. Ky i fundit ishte pjesë e një sekti që lejonte martesën e shumëfishtë dhe e bëri këtë për të ndihmuar femrat e varfra dhe jetime të fshatit.

Radford

Familja më e madhe në Britani ka 22 fëmijë dhe konsumon më shumë se 100 paund në javë për ushqim. Ata konsumojnë rreth 7.5 litra qumësht dhe katër bukë masive çdo ditë, 24 rulë me letër higjienike, tre tubetë me pastë dhëmbësh dhe 80 gota kos në javë.

Bonnell

Kjo familje australiane përbëhet nga 16 fëmijë dhe shpenzon rreth 243 paund në javë për ushqim. Ata ndajnë rregullisht video të jetës së tyre në Youtube, si vakti i tyre i mëngjesit apo i darkës. Mëngjesi është tepër i zënë për Jeni, mamanë e tyre, e cila skuq 36 vezë, përgatit tost, proshutë etj. Ajo tregon se fillimisht u habit kur bashkëshorti i saj i kërkoi të kishin 4 fëmijë, por ajo nuk pati probleme me shtatzënintë, madje i shijoi dhe u bënë arsyeja pse bënë kaq shumë fëmijë. Çifti ka rreth 32 vite martesë.

Blackmore

Kjo familje bën pjesë në një grup fetar në Kolumbi, çka ka sjellë 150 fëmijë dhe 27 gra. 19 vjeçari Merlin Blackmore, është djali i themeluesit dhe poligamit më të madh në Kanada. Ai u largua nga komuniteti dhe në llogarinë e tij në TikTok rrëfen histori të çuditshme nga fëmijëria e tij e pazakontë./tvklan.al