Nobeli në Ekonomi, britaniku dhe finlandezi fitojnë me “teoria e kontratës”


Nobeli në Ekonomi, britaniku dhe finlandezi fitojnë me “teoria e kontratës”

14:20 10/10/2016

Britaniku Oliver Hart dhe Bengt Holmstrom nga Finlanda janë vlerësuar me çmimin Nobel në Ekonomi, për punën e tyre mbi “teorinë e  kontratës” në ekonominë moderne.

Juristët e komisionit të çmimeve Nobel, thanë se puna e dy ekonomistëve shtroi themelet për hartimin e politikave në fusha si legjislacioni mbi falimentimet dhe ndërtimi politik.

Në qoftë se gjetjet e tyre mbi teorinë e kontratës do të aplikohen si politika ekonomike atëherë do të shmangej pikërisht falimenti i sistemeve bankare.

Puna e tyre kërkimore shoqërohet gjithashtu nga shumë analiza të cilat mund të përmirësojnë kontrata aktuale që lidhen mes palëve.

Dy ekonomistët janë vlerësuar gjithashtu nga komiteti i ndarjes së çmimeve Nobel edhe më një shumë prej 1 mln eurosh.

Nobeli në ekonomi vjen pas ndarjes së çmimeve në mjekësi, fizikë, kimi dhe atij të paqes, të cilët u dhanë më herët gjatë javës së kaluar.

Çmimi do t’i jepet dy ekonomistëve në dt 10 Dhjetor gjatë një ceremonie që do të mbahet në Stocholm.

Britaniku Oliver Hart është aktualisht profesor pranë universitetit të Harvard, ndërsa finlandezi Bengt Holmstrom jep mësim pranë institutit të teknologjisë në Massachusetts.

Tv Klan




Të ngjashme