Milgrom dhe Wilson përmirësuan teorinë e ankandit

Për kontributin e tyre në përmirësimin e teorisë së ankandit dhe shpikje të formateve të reja të tij, Paul Milgrom dhe Robert Wilson fituan nobelin e ekonomisë për këtë vit.

“Formatet e reja të ankandit janë një shembull i bukur se si kërkimi bazë mund të gjenerojë më pas shpikje nga të cilat mund të përfitojë shoqëria”.

Formatet e reja të ankandit të shpikura nga dy ekonomistet amerikane janë përdorur për spektrat e radios, kuotat e peshkimit, vendet e uljes së avionëve etj.

Milgrom dhe Robert Wilson do të ndajnë 1.1 milion dollarë. Nobeli në Ekonomi nuk është një nga pesë çmimet origjinale të krijuara në testamentin e 1895 nga Alfred Nobel, por u krijua nga Banka Qëndrore e Suedisë dhe u dha për herë të parë në 1969.

Çmimi i ekonomisë ishte i fundit  nga gjashtë të tillë për 2020, një vit në të cilin Nobelët ishin lënë në hije nga pandemia COVID-19. Darka tradicionale e fituesve në dhjetor është anuluar për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit Covid 19.

Tv Klan