Reperi i njohur Noizy i cili ka marrë dhe famë ndërkombëtare, disa ditë më parë ka publikuar këngën e tij më të re “1 herë e mirë (Vaksina)”, ku është një “diss” me fakte dhe i dedikohet të gjithë kundërshtarëve të tij.

Kjo këngë vazhdon të ketë një sukses të madh dhe vetëm brenda dy ditëve ka arritur rreth 2 milion klikime në Youtube.

Të gjithë prisnin të përmendte emra, por Noizy në këngë shprehet se nuk merret me plehra dhe se kolegët e tij i konsideron peshq të vegjël ndërsa veten balenë. Kundërshtarët e tij e kanë kuptuar shumë mirë mesazhin që Noizy ka përcjellë për gjithsecilin dhe disa prej tyre edhe kanë reaguar.

I pari ka qenë Big Kik i cili i bëri “diss” disa javë më parë në “Gjoni Black”. Ai shprehet për të se ka dhënë shumë ndihma, por disa kanë dalë “fake”.

Big Kik përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar:  “S’ka reklamë të keqe. Shkoni dhe shpërndani ca dashuri”.

Por nuk ka munguar as reagimi i reperit Stresi i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehjet se nuk ka ndërmend të bëjë “diss-e” , por do thotë fjalën e fundit së shpejti.

“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit,” shkruan Stresi. /tvklan.al