Anders Behring Breivik, një ekstremist i djathtë vrau me armë 77 persona kryesisht adoleshentë

Norvegjia shënon 10 vjet qëkur ekstremisti anti-emigrant Anders Behring Breivik vrau 77 persona.

Një ceremoni u zhvillua në Oslo jashtë asaj që dikur ishte zyra e Kryeministrit ku morën pjesë Kryeministrja Erna Solberg, të mbijetuar dhe të afërm të viktimave. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ishte Kryeministër dhe udhëheqës i Partisë së Punës në kohën e sulmeve, ishte gjithashtu i pranishëm. Princi i Kurorës së Norvegjisë Haakon dhe Princesha Mette-Marit vendosën lule përpara një memoriali për 77 viktimat.

Breivik, po vuan një dënim 21-vjeçar, i cili mund të zgjatet për një kohë të pacaktuar nëse ai vlerësohet si një kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë. Debati mbi sulmet është zhvendosur ndër vite. Të mbijetuarit, shumë prej të cilëve ishin adoleshentë në atë kohë, tani janë të vendosur të përballen me ideologjinë e ekstremit të djathtë. 

Anders Breivik nuk është penduar kurrë për monstruozitetin që ka bërë. Ekstremisti i djathtë u shpall i i shëndetshëm mendërisht në kohën e gjyqit, në 2012 dhe plotësisht përgjegjës për masakrat.

Breivik kishte apeluar kundër shtetit norvegjez për shkak të kushteve të tij në burg që konsideroheshin “çnjerëzore dhe poshtëruese” në 2016 dhe në shkallën e parë ankesa u pranua pjesërisht, më pas u refuzua në apel vitin e ardhshëm. Ai kishte apeluar përsëri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila e refuzoi atë në Qershor 2018, duke e gjykuar atë qartazi të pabazuar dhe të papranueshme.

I arrestuar në burgun e sigurisë së lartë të Skien, Breivik është në izolim me pamje nga fshati, ka një TV, DVD player, Playstation edhe pse pa akses në internet dhe një palestër. Breivik shpërtheu një makinë bombë jashtë zyrës së Kryeministrit në Oslo, duke vrarë tetë, përpara se të nisej për në ishullin Utoeya ku do të vriste 69 studentë në një kamp rinor të Partisë së Punës në 22 Korrik 2011.

Klan News