

Notre Dame dyshohet se u dogj nga pakujdesia
Pakujdesia gjatë punimeve të restaurimit është pista kryesore në të cilën janë përqendruar hetimet për djegien e katedrales 850-vjeçare të Notre Damit në Paris. Mediat franceze shkruajnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë e krijuar nga përdorimi i pajisjeve elektrike në majën e katedrales. Dyshohet që zjarri të ketë nisur pikërisht në atë pjesë të çatisë, për t’u përhapur më pas në gjithë ndërtesën.



Bashkë më Notre Dame u dogj edhe një pjesë e jona
, tha Macron.
"Këtë Katedrale ne do ta rindërtojmë, të gjithë bashkë. Që nesër do të ndërmarrim një angazhim kombëtar, edhe përtej kufijve tanë, do t’i bëjmë thirrje talenteve më të mëdhenj, që janë të shumtë. Ata do të vijnë të kontribuojnë dhe ne do ta rindërtojmë Notre Damin, sepse këtë presin francezët, këtë meriton historia jonë".
Vetëm në orët e para të mëngjesit, familjet e pasura franceze njoftuan mbledhjen e mbi 500 milionë eurove për rindërtimin e Notre Dame. Tv Klan