Surprizon ndjekësit në Instagram me përmasat “XL”

Shquhet si një person që thyen tabutë, por këtë herë Ashley Graham e ka bërë të madhe.

E konsideruar ndryshe edhe si modelja “Extra Large” për shkak të mbipeshës, 32-vjeçarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një selfie krejtësisht lakuriq para pasqyrës menjëherë pas dushit.

Nuk ka ngurruar aspak të nxjerrë në dukje linjat e saj aspak perfekte, pa asnjë filtër imazhi.

Krejtësisht lakuriq nuk ishte shfaqur kurrë në Instagram. Megjithatë, ajo kurrë nuk ka ngurruar t’a paraqesë veten ashtu siç është, në përmasat reale.

Madje në gusht publikoi një tjetër foto nudo sëbashku me të birin Isak, i lindur në Janar të këtij viti, kur pozoi për revistën Elle.

Tv Klan