Përpara prezantimit të seancës së radhës, Eni Çobani risolli në vëmendje konfliktin e javës së shkuar që u trajtua në “Shihemi në Gjyq”. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dha lajmin e bukur se Kristina dhe Ilirjana, nënë e bijë që patën një konflikt të fortë, me shumë lot, tashmë janë bashkë.

Përtej pajtimit në fund të seancës, ato janë të pandara pavarësisht se Kristina po jeton në Lezhë ndërsa vajza është kthyer në Itali. Në fund, Çobani shprehu edhe mirënjohje ndaj moderatorit Ardit Gjebrea, i cili gjithashtu dha mesazhe shumë të rëndësishme për marrëdhëniet prind-fëmijë, si dhe dhuroi momente emocionuese me të moshuarën.

Eni Çobani: Vijmë nga një javë që njerëzit realisht kanë përcjellë një mesazh shumë të madh nga historia e zonjës Kristina me vajzën dhe realisht, sikundër jo në shumë raste, ma kanë përcjellë me shumë dhimbje që si është e mundur që edhe vajza, se mirë djemtë, ndoshta kemi trajtuar shumë raste, por deri te vajza nuk kishim shkuar që refuzonte dashurinë e nënës por unë dua t’i them gjithë publikut që pas asaj seance, nuk e di sesa e keni ndjekur fundin e saj se unë e kam transmetuar që Kristina është bashkë me vajzën, pra nuk janë ndarë dhe nuk besoj të ndahen më. Sigurisht që njëra jeton akoma në Lezhë, pra zonja Kristina dhe u largua vajza në Itali, por gjithmonë vëmendja dhe dashuria kundrejt nënës është e pandarë. Për këtë ju garantoj që nënat, vajzat por sigurisht edhe djemtë janë të pandarë. Është një dashuri e pafundme mes tyre dhe kështu duhet të jetë, kështu që faleminderit edhe Arditit për gjithë atë ndjesi dhe emocion të bukur që dha si djalë në atë seancë./tvklan.al