Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fjalët e fundit të drejtores së Fotografisë, Halyna Hutchins, pak çaste pasi mbeti e plagosur në sheshxhirimin e filmit Rust në Santa Fe. “Nuk ishte mirë, nuk ishte mirë fare”, tha 42-vjeçarja pasi u qëllua për vdekje nga aktori Alec Baldwin, teksa ky i fundit po luante një skenë të filmit më 21 Tetor.

Ai qëlloi me armë imituese, që supozohej të ishte me fishekë boshë, por që rezultoi se ishin realë.

Çfarë ndodhi?”, mësohet se pyeti Baldwin menjëherë pasi u dëgjua e shtëna dhe Hutchins ra papritur pas në krahët e një prej anëtarëve të tjerë të stafit.

Aktori, i shtangur nga çfarë kishte ndodhur, kishte bërë disa prova përpara se të xhironte skenën në fjalë. Madje ai e konfirmoi me regjisorin se si do ta bënte atë.

Më pas aktori qëlloi me armën, për të cilën ishte siguruar nga asistenti i parë i regjisorit David Halls, se ishte imituese.

Por në vend të një fisheku bosh, një predhë doli nga arma duke e goditur në kraharor Hutchins. Plumbi doli nga trupi i saj e më pas preku edhe regjisorin Souza, i cili mbeti i plagosur.

“Çfarë dreqin ishte kjo? Djeg…”, mësohet se bërtiti regjisori në konfuzion e sipër. Baldwin, i tronditur uli armën poshtë teksa pa dy kolegët e tij të gjakosur.

Të gjithë rendën drejt 42-vjeçares e cila u mbulua nga gjaku. “Nuk i ndjej këmbët”, mësohet se tha ajo. Të pranishmit u përpoq të ndalonin gjakderdhjen. Në një moment, Hutchins e cila ishte ende e ndërgjegjshme, pa në drejtim të një prej pjesëtarëve të stafit… “Oh kjo nuk ishte mirë”, tha një prej tyre duke parë gjendjen në të cilën ishin dy kolegët e tij.

Jo”, u përgjigj Hutchins. “Nuk ishte mirë. Nuk ishte mirë fare”. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, kur dhe humbi tragjikisht jetën./tvklan.al