Dëshira për tu dukur më e bukur ka bërë që një 23-vjeçare të pësojë një deformim të buzëve.

Billie Roocroft, nga Greater Manchester vendosi që të fryjë buzët në shtëpi, pa shkuar në një qendër të posaçme, por rezultati është i frikshëm.

Ajo dukej si ‘Elephant Man’. E reja aplikoi mbushësin e buzëve pa u konsultuar me asnjë profesionist.

Billi e kishte marrë produktin që injektoi në buzë me ofertë dhe e kishte parë në rrjetin social Facebook. Edhe pse e aplikoi sipas instruksioneve që lexoi, rezulati që mori ishte shumë larg pritshmërive.

“Buzët e mia u frynë, dhe sidomos pjesa lart. Fillova të kisha dhimbje në qafë dhe u shtriva pak”,

ka thënë Billi .

Pasi situata nuk po normalizohej ajo shkoi tek një qendër e specializuar.

“Unë shkova në një qendër të specializuar. Kur recepsionistja pyeti se çfarë kisha gabuar, unë nuk mund të flisja dot, kështu që i tregova direkt buzët e mija.

Kam qenë me të vërtetë e mërzitur, kur unë u kontrollova nga mjeku ai më tha se nuk më premtonte se fryrja do të ulej”,

ka rrëfyer ajo.

/tvklan.al