“Nuk jam as xhail, as i paaftë”, Brataj ‘përplaset’ live me Berishën



“Nuk jam as xhail, as i paaftë”, Brataj ‘përplaset’ live me Berishën

23:19 10/02/2021

Në lidhjen në Skype që pati mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion”, ish-Kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu akuzat si ndaj qeverisë, komitetit teknik ashtu edhe ndaj vetë sistemit shëndetësor në vend. Por fjalët e tij nuk u pritën aspak mirë nga Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njëkohësisht anëtar i Komitetit, i cili ndodhej në studio. Brataj po i kundërpërgjigjej deklaratave të Berishës, kur ky i fundit ndërhyri sërish, duke theksuar se qëndrimi i tij nuk kishte asgjë personale.

Skënder Brataj: Zoti Berisha më thirri mua në kauzë, tha njëri nuk duhet të jetë aty ‘Alo alo’.

Blendi Fevziu: Me ty e  kishte?

Skënder Brataj: Besoj se po… Megjithëse kam kujtimet më të bukura sepse e kam pasur presorin tim dhe mbaj mend akoma leksionin e pre dhe post kariko me atë filozofinë e tij që ta fuste në tru me pahir dhe atë kujtim dua të ruaj. Dhe e dyta jam një ish-nxënës i tij, anëtar i Komitetit, dhe nuk jam as xhail as i paaftë. Plus nuk është vetëm, nuk e di kujt iu referua ‘kunata’,  por profesor Kalo, Silva, janë shumë njerëz që janë profesorë dhe …

Sali Berisha: Zoti Fevziu, qëndrimi im nuk ka asgjë personale, qëndrimi im ka të bëjë më një filozofi sepse ka me qindra njerëz që kanë humbur jetën, sepse janë pa ndihmë. Sepse janë me qindra të sëmurë që nuk shkojnë në spital sepse urgjenca u thotë nuk jeni për spital.

Skënder Brataj: Jo Zoti Berisha nuk është e vërtetë. Nuk është, më jepni një numër telefoni dhe të gjej thirrjen dhe bisedën. Presor kam kujtimet më të bukura nga ju që nga Fakulteti i Mjekësisë.

Sali Berisha: Jo jo zotëri unë merrem nga mëngjesi deri në darkë me këtë problem, sepse kjo është një tragjedi e madhe kombëtare.

Skënder Brataj: Unë merrem 24 orë zoti Berisha.

Sali Berisha: Edhe unë merrem 24 orë të jesh i sigurt. Dhe merrem me të gjithë mundësitë e mia dhe lexoj e ndjek çdo gjë…/tvklan.al







Të ngjashme