Tërmeti i fuqishëm që tronditi ditën e djeshme Shqipërinë, u shoqërua me një sensibilizim të madh nga ana e mjaft personazheve të njohur në ndihmë të personave të prekur.

Disa prej tyre kanë ofruar shtëpitë e tyre për banorët që kanë mbetur pa banesë, ndërsa të tjerë kanë dhënë ndihmë në vlera monetare.

Gjithashtu shumë evente janë anuluar, për t’ju gjendur pranë personave në nevojë por edhe për t’u solidarizuar me situatën. 

Edhe Bes Kallaku përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram ka lajmëruar se ka anuluar premierën e filmit ‘Falco’ në Prishtinë për shkak të situatës nga tërmetet. 

Të dashur miq, ju bashkëkombas të Kosovës, Shqipërisë e përtej Drinit: Për shkak të situatës nga tërmetet edhe në dhembje për jetët e humbura, nuk ma bën zemra që nesër të mbaj premierën e filmit ‘Falco’ në Prishtinë, ashtu siç ishte caktuar. Zoti ju ruajt. Ju falenderoj përzemërsisht edhe për mobilizimin tuaj dhe ndihmën që po ofroni vëllezër”. /tvklan.al