“Nuk mund ta besoj”, VIP-at e showbizit shprehin ngushëllimet për 27-vjeçarin që u vra në Tiranë



“Nuk mund ta besoj”, VIP-at e showbizit shprehin ngushëllimet për 27-vjeçarin që u vra në Tiranë

13:53 11/05/2021

27-vjeçari Mehmet Qema që u qëllua për vdekje me armë nga shoku i tij mbrëmë në një lokal në Tiranë, ka qenë mik i shumë prej këngëtarëve dhe personazheve që janë pjesë e botës së showbizit.

Shumë prej tyre kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 27-vjeçarit. Të tillë janë Mozzik, Getinjo apo dhe këngëtarja BabyGee.

“Ngushëllime familjes Qema nga Hasi. Thjesht s’po mund ta besoj çfarë paska ndodhur. U prehsh në paqe Tallman”, thuhet në dedikimin e Getinjo.

“Nuk mund ta besoj. U prehsh në paqe. Nuk di çfarë të them”, ka shkruar BabyGee.

“Prehu në paqe Tallman. Ngushëllime familjes, miqve, Zoti iu forcoftë”, ka shkruar Mozzik në mesazhin e tij të ngushëllimit.

27-vjeçari Mehmet Qema, të cilit i thërrisnin me pseudonimin “Tallman”, mbeti i vrarë nga shoku i tij Marius Dema 28 vjeç.

Dy të rinjtë ishin duke luajtur me pistoletën në lokal, kur arma u shkrep dhe plumbi kapi 28-vjeçarin Qema.

Ky i fundit u dërgua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Ndërsa autori është dorëzuar në polici. /tvklan.al







Të ngjashme