Nxorri informacione për familjen presidencale, shkarkohet ndihmësja e Trump

Nxorri informacione për familjen presidencale, shkarkohet ndihmësja e Trump

20:56 30/08/2019

Ndihmësja personale e Presidentit amerikan Donald Trump është detyruar që të japë dorëheqjen nga Shtëpia e Bardhë pasi zbuloi informacione mbi jetën private të familjes presidenciale.

Madeleine Westerhout 29 vjeç u hoq nga puna pasi Presidenti Trump mësoi se ndihmësja e tij kishte biseduar me gazetarët gjatë një darke këtë muaj. 29-vjeçarja kishte punuar me Trump që ditën e parë të tij si Presidenti i SHBA. Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë largimin nga puna të Westerhout.

New York Times raportoi se Madeleine Westerhout do të ndalohet të kthehet në rezidencën presidenciale. Kurse CBS News bën me dije se 29-vjeçarja ishte duke pirë gjatë një darke me gazetarët në New Jersey dhe zbuloi detaje në lidhje me jetën familjare të Presidentit.

Raportohet gjithashtu se 29-vjeçarja kishte përmendur edhe disa media që kërkojnë të kenë qasje tek Presidenti Trump. Mbetet e paqartë se si Presidenti amerikan u vu në dijeni të kësaj bisede.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT