Obama në Tokio, takim edhe me robotin ASIMO




Obama në Tokio, takim edhe me robotin ASIMO

20:14 24/04/2014 obama robotiPresidenti amerikan Barak Obama, kishte parashikuar edhe nje takim të veçantë gjatë qëndrimit të tij në Tokio të Japonisë.

Ai ka zhvilluar një bisedë të shkurtër dhe më pas ka luajtur me robotin ASIMO, në ambientet e Muzeut japonez të Shkencave dhe Inovacionit.

Roboti Asimo është humanoidi më i fundit i prodhuar nga inxhinierët e kompanisë Honda dhe i është prezantuar publikut të gjerë vetëm pak ditë më parë. Gjatë bisedimeve zyrtare me kryeministrin Shinzo Abe, Obama deklaroi se traktati i sigurisë SHBA-Japoni, i pas-luftës së Dytë Botërore, është baza juridike mbi të cilën Uashingtoni mbështet plotësisht pretendimet territoriale të Tokios kundrejt Kinës. Obama dhe Abe thanë se mosmarrëveshjet në bisedimet tregtare janë sheshuar.




Të ngjashme