Por duhen 12 muaj për t’u siguruar nëse vaksina për koronavirusin ka efekt

Epidemia nga koronavirusi e ka çuar numrin e vdekjeve në 2010, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 76 mijë persona.

Ndërkaq në tragetin Diamond Princess, karantina për 3700 pasagjerët përfshirë edhe ekuipazhin ka përfunduar. Në zonat bregdetare janë ngritur karantina më të vogla, ku do të vendosen të infektuarit, pasi rreziku është ende prezent.

Gjithashtu Hong Kongu regjistroi viktimën e dytë, një burrë rreth të 70-tave, i cili u diagnostikua me virusin që në 14 Shkurt. 62 persona konfirmohen të infektuar deri tani në Hong Kong, ndërsa Koreja e Jugut sot ka regjistruar 15 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 46.

Rusia ka vendosur të pezullojë hyrjen e qytetarëve kinezë në territorin e saj për të ndaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Pezullimi do të jetë për shtetasit kinezë që hyjnë në Rusi për arsye biznesi, private, arsimore ose turizmi dhe se mbyllja e kufijve do të jetë e përkohshme.

Gjithashtu edhe Banka Qendrore e Kinës ka marrë përsipër dezinfektimin e të gjithë kartëmonedhave për shkak të virusit vdekjeprurës.

Duke iu referuar shkallës së vdekshmërisë, media shtetërore kineze vijojnë të insistojnë në faktin se më e keqja e krizës ka përfunduar. Por shumë ekspertë të OBSH janë shprehur se epidemia tashmë kishte arritur në një kohë kritike.

Mjekët janë në një luftë më kohën për të krijuar vaksinën kundër virusit vdekjeprurës, përgatitja e së cilës sipas Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom, mund të zgjasin 12 deri në 18 muaj.

Një ditë më parë, Qendra Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve nxori një studim, i cili tregonte se koronavirusi ka si objekt kryesor të moshuarit dhe të sëmurët, ndërsa gratë, burrat dhe fëmijët kanë shanse më të vogla të vdesin nga virusi.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është për njerëzit e moshës 80 vjeç e lart me rreth 14.8%. ndërkaq grupmosha 40-60 vjeç ka vetëm 5.3% mundësi që të humbin jetën, ndërsa fëmijët me 0.2%. Sipas studimit, në vdekjet e njerëzve kanë ndikuar kryesisht sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe hipertensioni.

Klan Plus