OFL i kërkon Laert Haxhiut të justifikojë pasurinë


OFL i kërkon Laert Haxhiut të justifikojë pasurinë

13:23 04/08/2020

Operacioni Forca e Ligjit këtë të martë u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 7 personave, mes tyre edhe Laert Haxhiut, një nga personat më të kërkuar të policisë dhe i dënuar me 18 vite burgim nga Gjykata e Apelit për plagosjen e Xhulio Shkurtit në vitin 2016, nipit të Aldo Bares.

Në listën e sotme të OFL janë emrat e mëposhtëm, të cilët brenda 48 orësh do të duhet të përgjigjen:

Nikollaq Sina, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”; /tvklan.al




Të ngjashme