Këngëtarja e njohur, Olta Boka vetëm para pak kohësh u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë që çifti e pagëzoi me emrin Gaia.

Së fundmi përmes një postimi në Instastory, Olta bëri të ditur se shumë shpejt do të sjellë një surprizë për fansat.

Olta po mendon të risjellë një projekt që e ka shumë përzemër. Bëhet fjalë për këngën “Zemrën e lamë peng”.

Me këtë projekt, këngëtarja përfaqësoi në vitin 2008 Shqipërinë në Eurovision.

Ndonëse kanë kaluar 12 vite, ajo po mendon ta risjellë këngën në një version të ri, por ende nuk ka dhënë më tepër detaje. /tvklan.al