Open Balkan, Rama: E pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon, por bën teori konspiracioni


Open Balkan, Rama: E pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon, por bën teori konspiracioni

15:25 14/09/2021

“Minishengeni, pjellë e Procesit të Berlinit”

Kryeministri Edi Rama e sheh Open Balkan si pjellë të Procesit të Berlinit. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Rama tha se Open Balkan është një mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Ai u shpreh se është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon Open Balkan për lëvizjen e lirë të njerëzve, por beson në teori konspiracioni.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon nevojës që 6 vendet të nënshkruaajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Procesi i dakordësimit mes 6 vendeve është i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën është që shpeshherë një vend apo tjetër bëhen shkak që të ngecin të gjitha. Ballkani i hapur është krijuar jo për të përjashtuar njeri, por për të mos u varur nga vetot e njërit, apo teoritë e konspiracionit të tjetrit. Procesi i Berlinit dy gjëra ka, katër liritë e BE në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë e lëvizjen e kapitaleve, shërbimeve dhe investimet  që vijnë nga paketa e Komisionit Europian. Sa i përket këtyre lirive ky është proces vullneti dhe shpejtësie. Ne duam të ecim më shpejt dhe dua ta theksoj se këtu një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se nëse fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementët, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. Traseja është e shtruar, Procesi i Berlinit është një proces që do të vazhdojë, Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, tha Rama.

E më herët, kreu i qeverisë  tha se këto teori konspiracioni janë dokrra. Po ashtu ai nuk kurseu lëvdatat për kancelaren gjermane, ndërkohë që siguroi se Open Ballkan nuk është alternativë e re, por është krijuar për të përshpejtuar Procesin e Berlinit që është inicuar nga Merkel.

“Angela Merkel është një dhe nuk vjen më pavarësisht se thashë, nuk është asnjëherë e lehtë të flasësh kur është prezente. Për arsye të historisë së saj dhe eksperiencës së jashtzankonshme në katër mandate rresht në krye të lokomotivës së BE. Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit. Nuk është alternativë. Open Balkan është as më shumë e as më pak për ta përjashpejtuar procesin e Berlinit. Nuk ka ne Open Balkan asgjë brenda që kontradikton me Procesin e Berlinit.

Open Balkan është mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit. Kush thotë se njëra bie ndesh me tjetrën ose e bën me qëlllim ose nuk e kupton. Teoritë e konspiracionit, jo po Procesi i Berlinit, Open Balkan janë të organizuara nga forca të tretë apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer ne që të krijojmë këtu një mikro BE janë dokrra. Kancelarja në 2014 në tryezën e kancelarisë ka thënë këtë shprehje, “Ju nuk jeni në BE, por jeni Europianë dhe për këtë arsye duhet të nisim këtë proces që bashkë me punën ju së bashku dhe ne bashkë me ju të ndihmojmë që rajoni të ngrihet nga pikëpmaja ekonomike, politike dhe sociale””, tha Rama. /tvklan.al







Të ngjashme