Operacioni “Tranzit” ka përfunduar me arrestimin e 2 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Lezhë, pas informacioneve të marra se një sasi droge që vinte nga Tirana në drejtim të Shkodrës do të tentohej të kalohej drejt Malit të Zi, në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh, Lezhë, kanë bllokuat një automjet të braktisur, tip “Benz”.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të mjetit u gjetën në sendiljen e pasme dhe në bagazh 52 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Mjeti që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A.B. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestuar shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, ndërsa ka shpallur në kërkim  A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, kur ka konstatuar që Policia ka bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. /tvklan.al