#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës por i pabetuar, aktualisht në burg është vendosur nga Demokracia e Re si kandidat për eurodeputet. Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU dhe Marin Suli, nënkryetar i OMONIA-s në një debat për çfarë sjell vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputet për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Kandidimi i Belerit për eurodeputet i Mitsotakis/ Idrizi: Akt i paprecedentë, por lajm i mirë për Shqipërinë

Kandidimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për eurodeputet në zgjedhjet evropiane të 9 Qershori nga partia e djathtë në pushtet “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë mjaft bujë në mediat shqiptare dhe fqinje ditët e fundit. Është pikërisht kjo temë në të cilën është fokusuar emisioni i sotëm i “Opinion” në Tv Klan.

I ftuar në emision ka qenë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ka thënë se ky është një akt i paprecedentë duke shtuar se sipas tij, t’i afrosh Fredi Belerin qytetarëve evropianë duhet të jesh në hall të madh.

Shpëtimi Idrizi: Të bën përshtypje kandidimi i Fredi Belerit, është një akt i paprecedentë sepse të marrësh një njeri me rekorde kaq të rënda sa i ka Fredi Beleri, pra një njeri me 3 emra, Fodi, Fredi, Dionis, një njeri i cili ka 3 dënime me burg, njëherë në Greqi për armëmbajtje pa leje, një herë e dënuan nga Gjykata e Vlorës për poshtërim të Republikës së Shqipërisë, ka dhe një dënim të fundit tani nga Gjykata e Shkallës së Parë. Pra, të marrësh një njeri me 3 emra dhe me 3 dënime dhe një njeri që edhe profesionalisht nuk të thotë gjë, nga standardet sepse një njeri që formimin e ka hidraulik, është sfiduese mendoj. Minoriteti grek në Shqipëri ka figura më të mëdha. Të marrësh këtë njeri dhe të ja paraqisësh qytetarëve grekë si kandidatë që t’i përfaqësojë në Parlamentin Evropian, sigurisht që është kontrast dhe është një rast që ka sjellë debate dhe në mediat greke. Sfidues, një akt i paprecedentë, në vazhdën e akteve dispropocionale që Greqia ka mbajtur mbi Shqipërinë me bllokimin në Europë dhe me veton dhe me ndërhyrjet që ka bërë karshi drejtësisë e shqiptarëve. T’i afrosh një njeri të tillë qytetarëve evropianë duhet të jesh në një hall shumë të madh.

Megjithatë, Shpëtim Idrizi, kandidimin e Belerit e sheh një lajm të mirë nga pozicioni i Shqipërisë pasi thotë se ai nuk do të jetë fytyra përfaqësuese e Himarës pasi do të jetë e Greqisë në Parlamentin Europian.

Shpëtim Idrizi: Së dyti, nëse do e shihja nga pozicioni i Shqipërisë, do e quaja një lajm të mirë sepse njeriu i cili ka 3 emra dhe 3 dënime të rënda, është lajm i mirë sepse ky njeri një do të jetë më fytyra përfaqësuese e Himarës sepse do të jetë fytyra përfaqësuese e Greqisë në Parlamentin Europian. Edhe në zgjedhjet që do të kemi në Bashkinë e Himarës, edhe minoriteti grek ka figura intelektuale që mund ta përfaqësonin shumë më mirë se Beleri.

Beleri kandidiat për eurodeputet, Suli: Në sondazhe rezulton me 200-300 mijë vota preferenciale

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, sipas tij mbahet me dhunë në burg. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Suli akuzon drejtësinë shqiptare, për të cilën thotë se mban Fredi Belerin pas hekurave si i burgosur politik.

Marin Suli: Nuk është dënuar për armëmbajtje pa leje në Greqi, është dënuar për mosdijeni për armëmbajtje pa leje. Në Shqipëri është dënuar për poshtërim të simboleve, nuk kanë lidhje. E vetmja gjë është organizim i njerëzve të vinin me autobus. Kjo tjetra pastaj, nuk besoj se ka njeri dyshim që Beleri sot është i burgosur politik. Mbahet me dhunë.

Lidhur me kandidimin e Fredi Belerit si eurodeputet në zgjedhjet evropiane të 9 Qershorit nga partia e djathtë “Demokraci e Re” nga kryeministri grek, Mitsotakis, thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka pasur mbështetjen e qytetarëve që sipas tij është demonstruar në bazë të sondazheve.

Marin Suli: Në Greqi funksionon demokracia. Beleri në sondazhet e brendshme dhe në sondazhet që po bëhen në të gjitha mediat, rezulton një njeri me 200-300 mijë vota preferenciale. Për t’u bërë euro-depuetet, duhen nga 200 deri në 250 në bazë të popullsisë. Mitsotakis nuk e ka partinë të vetën. Fillon historia nga propozimi brenda strukturave. Siç tha Idrizi, më vjen keq që do bie dakord me Idrizin, brenda partisë ka edhe kundërshtime për kandidaturën e Belerit që është gjëja më normale.

“Masakra e Peshkëpisë”/ Idrizi: Dosja e Belerit është vjedhur në gjykatë, SPAK e ka fajin që pushon çështjen

Teksa në studion e “Opinion” në Tv Klan po diskutohet për çështjen “Beleri” dhe kandidimin e tij si eurodeputet në zgjedhjet evropiane të 9 Qershorit nga partia e djathtë “Demokraci e Re” nga kryeministri grek, Mitsotakis, Shpëtim Idrizi e ka sjellë fokusin tek ajo që njihet si masakra e Peshkëpisë.

I ftuar në emision, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka thënë se nuk mund ta lërë dot mënjanë akuzën e Fredi Belerit për masakrën e Peshkëpisë teksa ka shtuar se dosja për këtë çështje është zhdukur.

Në këtë moment, ka ndërhyrë Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli që ka thënë se sipas tij, dosja është zhdukur në Ministrinë e Brendshme. Nga ana tjetër, Idrizi ka fajësuar SPAK-un që nuk po heton zhdukjen e dosjes, ndërsa ka thënë se Prokuroria e Posaçme ka zgjedhur të pushojë çështjen në fjalë.

Shpëtim Idrizi: Nuk e lëmë dot mënjanë akuzën që ky ka për masakrën e Pëshkëpisë.

Marin Suli: Nuk ka akuzë, është e stisur. Ju i pari si deputet duhet të bëni presion që ajo çështje të hetohet dhe të gjenden vrasësit.

Shpëtim Idrizi: Nuk është faji i Belerit, është faji jonë dhe i shtetit shqiptar për qëndrimet që mbajmë sepse e ka hapur 3 herë ky SPAK-u dhe e ka mbyllur sepse Prokuroria shqiptare i ka çuar një letër rekomandimi Prokurorisë së Greqisë për të kuptuar numrat e këtyre 7 kallashnikovëve që ishin aty, Greqia nuk i kthen përgjigje. Është pushuar dosja, por ndërkohë është akt zyrtar që është vjedhur dosja e Belerit në gjykatë.

Blendi Fevziu: Si është vjedhur?

Shpëtim Idrizi: Po, po është zhdukur.

Marin Suli: Jo, po abuzon. Ka humbur në arkivën e Ministrisë së Brendshme dosja me gjithë gëzhojat, me gjithë fishekët e 1995-ës. Po për këtë e ka fajin Beleri?

Blendi Fevziu: Si, dosja e Peshkëpisë është zhdukur?

Shpëtim Idrizi: Fajin e ka ky SPAK-u që kur i zhduket dosja dhe kur nuk i sjellin përgjigje, e pushon çështjen. SPAK kur mbyll çështjen e Belerit, është i mirë. Po kur ky SPAK-u e kap Belerin me 90 vota dhe e çon në gjykatë dhe gjykata për herë të tretë e dënon, paska një SPAK të mirë dhe një të keq.

Marin Suli: SPAK-u ka abuzuar 2 herë me Belerin, në rastin kur i mbylli çështjen e Peshkëpisë, ja mbylli gjoja me parashkrim, nuk mund ta parashkronte diçka që thotë prokurori i çështjes, nuk janë gjetur prova që lidhin personin me faktin penal. Në 1996, po qe se Beleri ka qenë i aftë të zhdukë prova, të vrasë e t’i bëjë të gjitha, si ju del heaspi, edhe në Ministrinë e Brendshme kontrollonte arkivën? Janë zhdukur gëzhojat e fishekëve në ministri.

“Nëse Beleri shpallet i pafajshëm do zgjedhë mandatin e kryetarit të Bashkisë”, Suli: Do heq dorë nga eurodeputet

“Nëse zoti Beleri do të shpallet i pafajshëm, do të jetë kryetar me kohë të plotë i bashkisë së Himarës dhe do të heqi menjëherë dorë nga mandati i eurodeputetit”, kështu është shprehur Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli.

I ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Suli u shpreh se Fredi Beleri nëse do të shpallet i pafajshëm do të jetë kryetar i Bashkisë së Himarës me kohë të plotë duke hequr dorë nga mandati i eurodeputetit. Suli u shpreh se Beleri do tëzbatojë vullnetin e himariotëve të cilët e kanë votuar si kryetar bashkie.

Sa i takon mandatit si eurodeputet të Belerit, Suli shprehet se sondazhet janë shumë pozitive dhe praktikisht ai është eurodeputet tashmë.

Shpëtim Idrizi: Më bën përshtypje që njeriu që është dënuar me vendim gjykate, që ka një dënim me burg në Greqi. I dënuar për vjedhje, ajo që më shkon gjithmonë në mendje është që një njeri i akuzuar për masakrën e ‘Peshkëpisë’ ky minoriteti grek përfshirë dhe Suli nuk kishin ndonjë rob tjetër të hajrit aty… Më ngjan një ngjarje pozitive për Shqipërinë që Himara nuk do të ketë më fytyrën e Belerit kurse përfaqësimi evropian i Greqisë do të ketë fytyrën e Belerit.

Blendi Fevziu: Në momentin që Beleri vendoset në listat e eurodeputetëve duhet të japi dorëheqjen dhe të heqë pretendimet për bashkinë se ai nuk është betuar?

Marin Suli: Kushtetuta dhe ligji shqiptarë për zgjedhjen nuk e parashikon sepse nuk mund të parasjhikojë Kushtetuta Shqiptare për europarlamentarët, dhe nuk ka konfirmim. Nëqoftë se shpallet i pafajshëm, dhe eurodeputet.

Blendi Fevziu: Por ligji shqiptarë e ndalon kryetarin e bashkisë të bëj çdo funksion tjetër me përjashtim të mësimdhënies.

Marin Suli: Më lër të ta them se kjo është më interesante që do të të duhet. Nëse zoti Beleri do të shpallet i pafajshëm gjë që më duket shumë e vështirë sepse është investuar vetë zoti Rama, zoti Beleri do të jetë kryetar me kohë të plotë i bashkisë së Himarës dhe do të heqi menjëherë dorë nga mandati i eurodeputetit. Në qoftë se SPAK-u dhe qeveria do i thirrin mendjes që të vijë shteti ligjor zoti Beleri do të zbatojë vullnetin e himariotëve…

Blendi Fevziu: Po si eurodeputet mund të fitojë në zgjedhje?

Marin SuliZoti Beleri është praktikisht eurodeputet sepse në sondazhe del shumë mirë. Dhe sikur të bëhet eurodeputet, që besoj do të bëhet brenda fundit të shtatorit dhe sikur zoti Rama të vazhdojë rrugën që ka nisur, zoti Beleri do të jetë i pari eurodeputet që po i prin aspiratës 30-vjeçare të europianëve po vete në parlament. Po nga Himara do t’i vijë fundi edhe pushtetit të Edi Ramës dhe integrimit evropian. Himara ka dy eurodeputet, është rast historik.

“Greqia nuk mund të sillet me Shqipërinë siç është sjellë gjithmonë”, Idrizi: Kemi interesa të ndryshme

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme u trajtua çështja ‘Beleri’ dhe kandidimi i tij si eurodeputet nga partia e djathtë “Demokraci e Re” nga kryeministri grek, Mitsotakis. I ftuar në studio ishte edhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i cili u shpreh se Greqia tashmë nuk mund të sillet me Shqipërinë siç është sjellë gjithmonë dhe se interesat mes dy vendeve janë të ndryshme.

Idrizi gjatë fjalës së tij u shpreh duhet të fokusohemi në çështje me interes për Shqipërinë ku përmendi, heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban me ne, çështjen ‘Çame’ dhe gjithashtu çështjen e pensioneve.

Shpëtim Idrizi: Greqia nuk mund të sillet më me Shqipërinë siç është sjellë gjithmonë dhe siç ka nevojë në politikën e brendshme ta tregojë sepse popujt mund të jenë miq, por shtetet duhet të jemi të qartë kanë interesa dhe interesat e Greqisë janë të kithëta me interesat e Shqipërisë se Shqipëria duhet të mbrojë dhe shtetin shqiptarë dhe interesat e veta. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë debat është se kemi nja 8 muaj që merremi me një njeri më 3 emra dhe me tre dënime që është në burg. Ky njeriu që ka poshtëruar Republikën time dhe tënden, ky njeriu ka nja 10 muaj që sillet nëpër studiot tona dhe bëjmë emisione pafund. Blend kur do të bëni ju emision për ligjin e luftës që Greqia mban…

Blendi Fevziu: Kemi bërë mo…

Shpëtim Idrizi: Duhet një ndërgjegjësim dhe presion në mënyrë që Shqipëria mos t’i hyjë historirave jo deti, jo toka, por të zgjidhi çështjen e ligjit të luftës dhe kur do të bëjmë ne emisione për Çamërinë.

Blendi Fevziu: Po e kemi bërë mo disa herë… Edhe Bakllava më keni sjellë nga Çamëria këtu.

Shpëtim Idrizi: Po ti e ke bërë disa herë, por ka nevojë që ne, kemi nevojë që të kuptojë që shoqëria shqiptare, interesin tonë kombëtar të përkthyer në politikë të jashtme ne duhet ta kemi te interesat tonë siç janë heqja e ligjit të luftës që Greqia mban me ne, te zgjidhja e çështjes Çame dhe çështja e pensioneve dhe vetëm duke u ulur në tavolinë ne mund të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë ku i pari komunitet bashkë me mua që do marrëdhënie të mira me Greqinë jemi ne Blendi që kërkojmë të kthehemi në vendin tonë…

Blendi Fevziu: Në Greqi?!

Shpëtim Idrizi: Po, sigurisht që nuk i ndryshojmë kufinjtë mos trembeni, por ama shtëpinë e babës e të gjyshit tim e dua se e kam dhe e shoh nga kufiri dhe kur flitet për të drejtat e njeriut nuk mundet që të amnistojmë një burgaxhi tre herë, me të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

/tvklan.al