Të ftuar:

Sali Berisha

Mirela Milori

Lorenc Vangjel

Robert Rakipllari

Mentor Kikia

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se në letrat publike të Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës, Kryeministri i ka shpallur luftë popullit opozitar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha theksoi se letra e dytë e Ramës duhet hedhur në kosh. Sipas ish-Kryeministrit, Rama nuk mban asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë që nuk ndjen asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar, që gjithçka e projekton, e nxjerr tek kundërshtari. Të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin te kundërshtari, kësaj i thonë të ftosh duke vjellur vrer te kundërshtari. Ai i shpall luftë popullit opozitar. Tregon vetëm një trashëgimtar primitiv të etërve të tij ku thotë se do të jetë një ogur i mirë që ky grup të zhduket. Ai kthehet në instiktin e hakmarrjes atërore.

Nuk mundet kurrë një kryetar qeverie të thotë se do jetë ogur i mirë zhdukja e opozitës. Imagjinoni se cilin keni Kryeministër. Keni një bastard të etërve të tij mizorë që e mbajtën vendin….Që në këtë moment ajo letër është për t’u hedhur në kosh të plehrave“, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.

Në letrën e dytë publike drejtuar Lulzim Bashës për të dialoguar, ndër të tjera Kryeministri Rama shkruan: “Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi – madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës – por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë”.

Ekspozita fotografike e ambasadorit Pietro Quaroni!