Kylian Mbappe pritet të jetë mungesa e Francës në Lojërat Olimpike të Parisit. Sulmuesi francez duket se është bindur për të qëndruar jashtë kombëtares së “gjelave”, diçka e shtyrë nga Real Madrid. Klubi spanjoll ka arritur akordin për kalimin e 25-vjeçarit në Madrid gjatë kësaj vere dhe dëshiron që lojtari të bashkohet më shpejt me skuadrën.

Kjo do të thotë që Kampionati Europian në Gjermani do të jetë turneu i vetëm për Mbappe, për tu vënë më pas nën urdhërat e trajnerit, Carlo Ancelotti. Në rast se Mbappe mungon në Lojërat Olimpike, bashkimi me Realin do të ndodh në muajin gusht për të luajtur fazën parasezonale me skuadrën e re.

E sigurtë për momentin është vetëm largimi i Mbappe nga PSG, me finalen e Kupës së Francës kundër Lionit më 25 Maj që do të jetë edhe ndeshja e fundit për 25-vjeçarin. Në kryeqytetin francez, sulmuesi ka kontratë deri më 30 qershor. Real Madrid dhe PSG synojnë që të arrijnë marrëveshje për të lejuar Mbappe që të konfirmohet lojtar i tyre para fillimit të kampionatit Europian.

Klan News