Opozita dhe Aleanca për Teatrin protestoi sërish përpara Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe arrestimin e tij.

Sipas këshilltarëve bashkiakë të kësaj të fundit, Veliaj është pjesë e aferave në të cilën janë përfshirë disa prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për abuzime me tenderat dhe përfitimet e milionave përmes kompanisë “5D”.

Por ky tubim përpara bashkisë kaloi me tensione e përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Mbështetësit e opozitës hodhën molotov e lëndë piroteknike në drejtim të bashkisë, duke tentuar të hyjnë brenda në godinën e bashkisë.

Opozita dhe Aleanca për Teatrin paralajmëroi mbajtjen e një tjetër proteste përpara Bashkisë së Tiranës, pas 3 urdhër- arresteve që SPAK-u lëshoi më 28 Mars për 3 ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

Tv Klan